top of page

BSHT (Batanija shëndetësore terapeutike) është me dimensione standarde 135x195(njëshe) dhe 195 x 215 (dopio) , por mund te porositet në të gjitha dimensionet e dëshiruara .
Në çdo anë vërehet një shkurtesë e vogël në skajet e saj,  që të tërhiqet më leht mbulesa.
Pas çdo larjeje mbulesa mblidhet ngapak, për këtë arsye Batanija BSHT është e qepur me shkurtesë.
Në të vërtetë janë dy batanije , të qepura pa skajin e ashpër , ndërsa batanija mund të përshtatet në çdo pozitë të trupit tuaj, ku në çdo çast do të jeni të mbuluar mirë.
Batanija e qepur dyfish dhe ajri që çdo herë gjendet ndërmjet , vepron si rregullues termik në mënyrë që në dimër të u mbajë ngrohtë , ndërsa gjatë verës nuk do të djersiteni. (Të ashtuquajturat dritare termike gjithashtu kanë dy xhama me ajër në mes tyre , i cili vepron si rregullues termik)
Kjo batanije është e pasur me lesh të çmuar kashmiri. Dhija e Kashmirit e jep leshin më të çmuar në botë.
Për dallim të merino deleve të cilat i qethim dhe fitojmë rreth 4kg lesh në vit,
dhija bujare e kashmirit nuk qethet (sepse ashtu e pambrojtur ngordh) , por me krehje të vëmendshme dhe me krehër të posaçëm na jep vetëm rreth 200-300 gram lesh të çmuar të kashmirit në vit. Leshi i kashmirit përmban 4 herë më shumë lanolinë . Lanolini është mast shumë i pasur me acide natyrore dhe çdoherë në mjeksi është përdorur si antireumatik natyror. Lanolini më së miri është e dëshmuar tek sëmundjet reumatike
Mënyra e patentuar për prodhimin e florit të kashmirit, një fije e endur përkrahë tjetrës paraqet procedurë në vete e cila na mundëson dendësi të tillë të jashtëzakonshme.

Kashmir Batanija BSHT

€0.00Price
Quantity
    bottom of page