Mund të shfrytëzohet në të gjitha llojet e krevatëve, shtretërve, kolltuqeve, garniturave këndore, shtretërve franëcez etj.
Përbëhet prej disa shtresave:
- Shtresa e sipërme është nga pambuku plus fije të argjendit me mikrogranula nga kamomila, ku e njejta reflektohet me EFEKT TERAPEUTIK.
- Për rreth saj është e vendosur një mbulesë rrjetëzore 3G.
- Shtresa e poshtme ka MBROJTJE KARBONIKE kundër gjitha rrezatimeve elektrostatike që gjenden në çdo shtëpi dhe në çdo vend tjeter.
- Shtresa e mesme e kësaj sipërfaqeje është e bërë nga materiali më i përsosur i cili nga ekspertët është i quajtur shkuma momentum. Shkuma momentum është material i veçantë i cili adaptohet në pozitën e rregullt të trupit të njeriut gjat gjumit.
Kjo sipërfaqe gjithashtu rekomandohet për gjithë ata që flejnë në dhomat e ndejes, shtretërit, krevatet, garniturat këndore, kolltuqet apo dicka të ngjajshme, sepse në mbrëmje vendoset në krevatë të vjetër ose të parehatshëm, ndërsa në mëngjes lehtë mund të paketohet (në form të tubzës).
Kjo shtresë është mënyra ideale që krevatin tuaj të vjetër ta sillni në gjendje të rehatshme dhe një vend të këndshëm për pushim dhe fjejtje.
Kjo shtresë është e paraparë ta zvogëloj ndikimin e krevateve të vjetër në trupin tuaj dhe boshtin kurizor, ndërsa kualitetin e gjumit ta rrit në nivel më të lartë.
Kur jemi të shtrirë – shumë e rëndësishme është që pikat kyqe të trupit të kenë përkrahjen e duhur, sepse në të vërtetë me lirimin e shtypjes të vetë dyshekut mundësohet qarkullimi normal i gjakut (ndërsa pikat kyçe gjat shtrirjes janë koka, qafa, supet dhe pjesa e shpinës).
Shtresat me cilësi të lartë janë të punuara nga materiale të përsosura teknologjike dhe mundësojnë ndarjen e barabartë të peshës. Së pari ajo na e jep kënaqësinë dhe rehatinë kur jemi të shtrirë.
Pa marrë parasysh në çfarë pozite jeni të shtrirë kjo shtresë i jep përkrahje të plotë trupit, ashtuqë natën mund ta kaloni pa rrokullisje për ta gjetur pozicionin më të rehatshëm për gjum.
Me rëndësi është të përmendet se në këtë shtresë është vendosur mbrojtje karbonike kundër të gjitha rrezatimeve elektronike që kanë ndikim negativ ne organizmin e njeriut. Dhe në atë mënyrë e izolojnë vendin ku flejmë nga këto ndikime të dëmtueshme.
Përpunimi mund të bëhet në të gjitha dimensionet standarde.
Dimensioni standard për një person është 90 x 200.